LAJMI I FUNDIT:

Shqipërisë i kushtojnë gabimet me humbje (Video)

Shqipërisë i kushtojnë gabimet me humbje (Video)

Shqipëria i nis keq përgatitjet për pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian “France 2016”. 

Austria ka shënuar fitore para shikuesve të vetë në stadiumin Ernes Hapel kundër Shqipërisë me rezultat 2:1, fal gabimeve trashanike në pjesën e parë të mbrojtjes shqiptare.


Austria ka shënuar golin e parë kundër Shqipërisë qysh në minutën e gjashtë të takimit.

Ishte Marc Janko, ai i cili realizoi golin e epërsisë së kombëtares austriake pas gabimit të mbrojtjes shqiptare.

Por, ky nuk ishte i vetmi gabim i repartit mbrojtës të kuqezinjve në pjesën e parë, raporton Telegrafi.

Edhe goli i dytë i austriakëve erdhi në saje të gabimit trashanik të Mërgim Mavrajt. Kësaj radhe realizator ishte Martin Harnik, i cili ngriti epërsinë e austriakëve në minutën e 13-të takimit.

xhaka

Por, me të filluar pjesa e dytë shënojnë gol kuqezinjtë shqiptarë. Ishte Ermir Lenjani, i cili ka shënuar një gol fantastik duke ulur epërsinë e austriakëve në një gol.

Mesfushori shqiptar me një goditje të fortë e ka zënë në befasi portierin Almen në minutën e 47-të takimit.

ermiri

Cana në ndihmë të sulmit merr një pasim perfekt në minutën e 59-të të takimit, tenton me kokë, por nuk koordinohet si duhet dhe shpërdoron.

Megjithëse në vazhdim të besuarit e trajnerit italian të Shqipërisë, Gianni De Biasi e kërkuan golin e barazimit, në anën tjetër austriakët herë pas here befasonin me kundërsulme, ndeshja përfundoi me rezultat 2:1 për Austrinë.

Paraprakisht, Ergys Kaçe ka lëshuar fushën e blertë në minutën e 77-të takimit. Kjo në saje të kartonit të dytë të verdhë pas një ndërhyrje të palejuar ndaj futbollistëve austriakë.

kaqe

Vlen të theksohet se në stadiumin “Ernest Happel” në mes të 30 mijë tifozëve kanë qenë rreth 7-8 mijë shqiptarë, ndërkaq kjo ishte humbja e shtatë e Shqipërisë në po aq ndeshje kundër austriakëve.

ssss

Shqipëria ndeshjen e ardhshme miqësore do ta zhvilloj të martën me fillim në ora 20:15 kundër Luksemburgut në Elbasan Arena. /Telegrafi/

2-1: Shqipëria ngushton epërsinë e Austrisë me supergolin e Lenjanti. Fantastik…Live: http://telegra.fi/VNx9Mf

Posted by Telegrafi Sport on 2016-03-26

2-0: Shënon edhe Martin Harnik, tjetër gabim nga mbrojta e Kombëtares.Live: http://telegra.fi/VNx9Mf

Posted by Telegrafi Sport on 2016-03-26

1-0: Marc Janko shënon ndaj Shqipërisë.Live: http://telegra.fi/VNx9Mf

Posted by Telegrafi Sport on 2016-03-26

Kaçe ndeshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe kështu lë fushën para kohe.

Posted by Telegrafi Sport on 2016-03-26