Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit G. A për veprat penale të grabitjes, duke e dënuar me pesë vjet burgim dhe 1,000 euro gjobë.
Sipas një njoftimi për media, i akuzuari i kamufluar me një kapelë dhe maskë kishte hyrë në market dhe është ndalë tek arka me një armë të ftohtë – thikë, duke e kanosur arkëtaren, ndërsa grabit një sasi të hollave, në vlerë të përgjithshme 150 euro dhe ik në drejtim të panjohur.
“I akuzuari më datë 14.01.2022, në ora 20:41 minuta, në rrugën ‘Avdulla Presheva’, respektivisht në Marketin ‘Bum’, i kamufluar me një kapelë dhe maskë, hynë në market dhe ndalet tek arka dhe me një armë të ftohtë – thikë, e kanos arkëtaren dhe nga arka arrin të grabisë një sasi të hollave, në vlerë të përgjithshme 150 euro dhe ik në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim.
Tutje sipas njoftimit, thuhet se rasti tjetër më datë 20.01.2022, në ora ora 19:24, në rrugën “Hamdi Kurteshi”, respektivisht në Marketin “Molla Express”, në Gjilan, i pandehuri i kamufluar me një kapelë, maskë, dorëza në duar hynë në market dhe nën kërcënimin e armës së ftohtë – thikë ndaj arkëtares ka arritur të grabis nga arka shumën prej 600 euro dhe të largohet në drejtim të panjohur.
Siç thuhet në raport, me këto veprime, i akuzuari ka kryer dy vepra penale të grabitjes, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
“Trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda, pas shtjellimit të gjitha provave dhe dëgjimit të dëshmitarëve, të akuzuarit i ka shqiptuar dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 5 (pesë) vite dhe dënim me gjobë në shumën prej 1000 (njëmijë) euro”, thuhet në njoftim.
Në njoftim po ashtu thuhet se gjykata ka nxjerrë vendim, duke i vazhduar masën e paraburgimit të akuzuarit deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Për zgjedhjet e 8 majit në RMV u akredituan 1078 vëzhgues vendas dhe 770 të huaj
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit – si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City