Shtetasi Dritan Hoxha është arrestuar nga policia shqiptare në Tepelenë, për vrasjen e një bashkëatdhetari shqiptar në vitin 2010 në Greqi.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se ai prej 14 vitesh jetonte në arrati, duke i shpëtuar drejtësisë.
Hoxha së bashku me një shqiptar tjetër (i arrestuar në vendin fqinj) në Larisa të Greqisë, kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëkombasit të tyre, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Ata më pas fshehën trupin e viktimës. Hoxha akuzohet për veprën ‘vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim’.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë-Vrau në shtetin grek në vitin 2010, zbulohet dhe arrestohet autori.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Identikit”.
Falë inteligjencës policore, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit, në Drejtorinë Vendore Tiranë, nën drejtimin profesional të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore kanë bërë të mundur dokumetimin e plotë ligjor, identifikimin dhe kapjen e një shtetasi, autor i dyshuar i një ngjarje të ndodhur në shtetin grek më datë 17.05.2010, ku është vrarë shtetasi shqiptar A.V.
Nga tërësia e veprimeve të thelluara hetimore ka rezultuar se më datë 17.05.2010, në zonën e Larisës, Greqi, shtetasi Dritan Hoxha, në bashkëpunim me shtetasin shqiptar B. B. (arrestuar në shtetin grek), kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit shqiptar A. V., i cili si pasojë e dëmtime të marra ka ndërruar jetë. Pas kryerjes së këtyre veprimeve, dy të dyshuarit, e kanë futur trupin e viktimës në mjetin e tij dhe e kanë lëvizur atë në një vend tjetër, të pabanuar, ku është gjetur nga autoritetet policore greke, ditën e nesërme, më datë 18.05.2010.
Në vitin 2017, nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, është përcjellë në Prokurorinë e Përgjithshme, kërkesa e Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit në Larisa, Greqi, si dhe dokumentacioni përkatës për ushtrimin e ndjekjes penale në Republikën e Shqipërisë në ngarkim të shtetasit Dritan Hoxha, i shpallur në kërkim nga autoritetet greke, në lidhje me këtë ngjarje.
Më datë 01.11.2022, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër ka shpallur moskompetencën në lidhje me procedimin penal nr. 622 të vitit 2017, dhe kalimin e akteve në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Në vlerësim të provave dhe fakteve të grumbulluar, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr 1734 akti, datë 09.07.2024, ka vendosur caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, ndaj personit nën hetim Dritan Hoxha, i dyshuar per kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, kryer ne bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78-25 të Kodit Penal.
Më datë 10.07.2024, shërbimet policore të Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me ato të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, në fazën operacionale, në bashkëpunim dhe me shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe DVP Gjirokastër, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Dritan Hoxha, në lagjen “Hoxhaj”, Levan, Tepelenë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMomenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Emisari amerikan Kasanof bën thirrje për partneritet më efektiv me Kosovën
Aksident i rëndë në Veternik flasin nga Emergjenca e QKUK-së: Tetë persona janë duke u trajtuar
Uka: Nëse vërtetohen përgjimet, i bie që është cenuar siguria kombëtare
11 persona lëndohen në një aksident në Veternik, përfshihen 11 vetura dhe një kamion
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp