LAJMI I FUNDIT:

Akuzohej se ia ofroi 5 euro ryshfet policit kufitar në Vërmicë, dënohet me 6 muaj burgim me kusht dhe 300 euro gjobë

Akuzohej se ia ofroi 5 euro ryshfet policit kufitar në Vërmicë, dënohet me 6 muaj burgim me kusht dhe 300 euro gjobë

Prizren- Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Klodian Durollari, duke e dënuar me 6 muaj burgim me kusht dhe 300 euro gjobë për akuzën se ia ofroi 5 euro ryshfet policit kufitar në pikën kufitare në Vërmicë.

Reklama

Shpallja e aktgjykimit u bë të martën nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Skender Çoçaj.

Sipas aktgjykimit, të akuzuarit Durollari i është konfiskuar edhe monedha në shumën prej 5 euro.

Gjithashtu, i akuzuari obligohet që në emër të paushallit gjyqësor të paguajë shumën prej 20 euro, si dhe shumën prej 50 euro në emër të fondit për kompensimin e viktimave të krimit.

Paraprakisht, i akuzuari Durollari fillimisht në këtë seancë ka pranuar fajësinë për veprën penale për të cilën ngarkohej.

“E pranoj që jam fajtor”, tha i akuzuari.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, më 19 qershor 2022, i akuzuari Klodian Durollari më 19 qershor 2022, akuzohet se në vendkalimin kufitar të Vërmicës, në mënyrë të tërthortë i ofron përfitim personit zyrtar- policit kufitar, në mënyrë që ai të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare.

Bazuar në aktakuzë, i akuzuari me automjetin e tij e tipit “Audi A4” , për t’i krijuar lehtësirë vetes pasi i kishte skaduar afati i pasaportës më 9 mars 2022, i prezanton dokumentet e kërkuara nga ana e personit zyrtar Shaqir Kryeziu, ku në mes të pasaportës së tij kishte vendosur 5 euro ryshfet për policinë kufitare.

Sipas aktakuzës, në pyetjen e zyrtarit policor se për kë ka vendosur këto të holla në pasaportën e tij, i akuzuari është përgjigjur se të hollat i ka lënë për zyrtarët policorë për një kafe.

Me këto veprime, Durollari akuzohej se ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit” nga neni 422, paragraf 1 të Kodit Penal vepër kjo e dënueshme me gjobë dhe me burgim deri në 5 vjet.


Në trend Lajme

Më shumë
Kurti për situatën në veri: S'kam marrë ultimatum - gjërat nuk zgjidhen me trysni

Kurti për situatën në veri: S'kam marrë ultimatum - gjërat nuk zgjidhen me trysni

Lajme
Mustafa: Në vitin 2020 prishëm koalicionin me VV-në për të evituar konfrontimin me ShBA-të, vepruam mirë por e paguam shtrenjtë

Mustafa: Në vitin 2020 prishëm koalicionin me VV-në për të evituar konfrontimin me ShBA-të, vepruam mirë por e paguam shtrenjtë

Lajme
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Lajme
'Trupin e treta në acid', gjenden pas 9 vitesh eshtrat e shqiptares së zhdukur

'Trupin e treta në acid', gjenden pas 9 vitesh eshtrat e shqiptares së zhdukur

Lajme
Nga masat e ashpra për Kosovën te shpallja “non grata” për Kurtin dhe Sveçlën, Euronews Albania publikon pikat e sanksioneve të mundshme

Nga masat e ashpra për Kosovën te shpallja “non grata” për Kurtin dhe Sveçlën, Euronews Albania publikon pikat e sanksioneve të mundshme

Lajme
Mbi 31 mijë lindje brenda dhe jashtë Kosovës gjatë vitit të kaluar - këta janë emrat më të përdorur

Mbi 31 mijë lindje brenda dhe jashtë Kosovës gjatë vitit të kaluar - këta janë emrat më të përdorur

Sociale
Kalo në kategori