LAJMI I FUNDIT:

Aktvendimi për “Lagjen e Trimave”, pas zgjedhjeve lokale

Aktvendimi për “Lagjen e Trimave”, pas zgjedhjeve lokale

Me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Byrosë për Siguri Publike, Gjykata Themelore Shkupi 1 ka shtyrë seancat për tre lëndë, mes të cilave edhe për “Lagjen e Trimave”, për të cilat javën e ardhshme duhej të merreshin vendimet përfundimtare.

MPB dhe BSP kanë kërkuar këtë për shkak të angazhimit të madh të zyrtarëve policor gjatë kohës së zgjedhjeve lokale dhe sigurimit të delegacioneve nga vendet e jashtme, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Gjykata vendosi që aktvendimi për “Lagjen e Trimave” në vend të së martës (17 tetor), të sillet më 2 nëntor.

Në rastin “Lagja e Trimave” që ndodhi para dy viteve në Kumanov,  37 persona akuzohen për veprat “terrorizëm” dhe “pjesëmarrje në organizatë terroriste”./Telegrafi/