LAJMI I FUNDIT:

Aktorja Yllka Gashi kryen obligimin qytetar në ShBA, thotë se me bashkëshortin votuan Joe Biden për president

Aktorja Yllka Gashi kryen obligimin qytetar në ShBA, thotë se me bashkëshortin votuan Joe Biden për president
Foto: Yllka Gashi/Instagram

Aktorja e njohur shqiptare, Yllka Gashi, prej vitesh jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Albianin, bashkë me vajzën e tyre, Nina, kanë ndërtuar një jetë të re në New York dhe vijnë herë pas here në Kosovë.


Të martën e 3 nëntorit, kur në Amerikë u mbajtën zgjedhjet presidenciale, aktorja shqiptare nuk mungoi në procesin e votimit.

Foto: Yllka Gashi/Instagram

Ajo publikoi një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqej bashkë me burrin dhe vajzën e saj, pasi çifti kanë përfunduar obligimin e tyre qytetar.

Në përshkrimin e fotografisë, Gashi bëri të ditur edhe votën e saj, duke deklaruar se ishte rreshtuar kah kandidati demokrat për një të ardhme më të mirë.

Yllka Gashi me bashkëshortin dhe vajzën e tyre pas procesit të votimit (Sqarim: Për mos-cenim të privatësisë, nuk zbulojmë fytyrën e fëmijës). Foto: Yllka Gashi/Instagram

“Ne votuam, le ta bëjmë Amerikën të këndshme sërish, Joe Biden dhe Kamala Harris”, ka shkruar aktorja Yllka Gashi në mbishkrimin e fotografisë.

Kujtojmë që vitin e kaluar, Yllka ishte prezente në Kosovë për xhirimet e filmit “Zgjoi”, realizimi dhe publikimi i të cilit duket se është shtyrë i ndikuar nga pandemia globale COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Magazina
Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të

Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të "Louis Vuitton" në një event

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori