Aktorja turke e njohur në serialin "One Love" gjendet e vdekur vetëm një ditë pasi mbushi 35 vjeç


Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur më së miri për rolin e saj si Isil në serialin "One Love", ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare.
Sipas raportimeve të medias, ajo u gjet pa ndjenja në shtëpinë e saj këtë mëngjes, vetëm një ditë pas ditëlindjes së saj.
Shkaku i vdekjes thuhet se është një atak në zemër.Ece Irtem lindi më 14 qershor 1991 në Sivas.
Ajo u diplomua në Universitetin Yasar, në departamentin e këndimit operistik dhe interpretimeve vokale, ku përfundoi e treta në gjeneratën e saj në vitin 2014.
Irtemi ka qenë aktive në sport që nga fëmijëria dhe filloi të stërvitej në vrapim në shkollën fillore.
Në të njëjtën kohë, zhvilloi një interes të hershëm për aktrimin, shkrimin dhe interpretimin e skeçeve të saj në shfaqjet shkollore.
Pasi u shpërngul në Stamboll, nga viti 2014 deri në vitin 2015 studioi në Qendrën Kulturore Sadri Alisik, ku ndoqi kurse aktrimi.
Ajo u bë e njohur për publikun e gjerë për rolin e saj si Isil në serialin "One Love", i cili fitoi popullaritet të madh dhe shikueshmëri të gjerë. /Telegrafi/















































