LAJMI I FUNDIT:

Aktorja e “Squid Game” tregon se humbi tetë kilogramë për dhjetë ditë sepse nuk po përshtatej me suksesin e serialit

Aktorja e “Squid Game” tregon se humbi tetë kilogramë për dhjetë ditë sepse nuk po përshtatej me suksesin e serialit

HoYeon Jung tha se humbi tetë kilogramë për dhjetë ditë ndërsa po promovonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës serialin hit të Netflix, “Squid Game”.

“Nuk kisha kohë për të ngrënë”, theksoi aktorja 27-vjeçare nga Koreja e Jugut për Star News në një intervistë të fundit në lidhje me orarin e saj të ngjeshur gjatë vizitës në Amerikë.

“Kam humbur shumë peshë”, pranoi ajo. “Të gjitha rrobat që më përshtateshin kur erdha për herë të parë në Amerikë tani janë shumë më të lirshme”.

HoYeon Jung (Foto: Instagram)

Intervista vjen pas reagimeve të fansave në rrjete sociale duke etiketuar se ka humbur shumë peshë.

“Nuk dua të jem fare negativ, vetëm dua të them që të shoh ty me fustan të zi më shqetëson pak”, komentoi një fans, duke shtuar, “Unë e di se si është që modelet të kenë një peshë të caktuar, por ju lutemi sigurohuni që jeni duke ngrënë mirë”.

Të gjitha lajmet nga Squid Game
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Squid Game

“Po bëhesh gjithnjë e më e dobët”, shtoi një tjetër. “Shpresoj që të jeni të lumtur dhe të jeni mirë me shëndetin tuaj të përgjithshëm”.

HoYeon Jung (Foto: Instagram)

“Ju lutemi të kujdeseni për shëndetin dhe ushqimin tuaj…. je e bukur gjithsesi”, ka shkruar një i tretë.

Pavarësisht komenteve shqetësuese, shumë fansa e vlerësuan aktoren, e cila luajti Kang Sae-byeok në shfaqje.

Aktorja foli për humbjen e peshës në fillim të dhjetorit, duke fajësuar suksesin e papritur të serialit.

HoYeon Jung (Foto: Instagram)

“Kam humbur gjashtë kilogramë në një javë kur u bë i suksesshëm. Nuk mund të haja – nuk ishte stres, thjesht nuk e dija këtë ndjenjë. ‘Çfarë po ndodh atje, kush jam unë?’ Unë disi humba veten”, shtoi Jung. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Magazina
Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e

Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e "Unë biri yt Kosovë"

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori