LAJMI I FUNDIT:

Aktori që luan rolin e gangsterit në “Squid Game”, Heo Seung-tae: Faleminderit që më bëtë milioner

Aktori që luan rolin e gangsterit në “Squid Game”, Heo Seung-tae: Faleminderit që më bëtë milioner

Një nga yjet e “Squid Game” ka habitur ndjekësit e tij pasi falenderoi botën për bërjen e tij “milioner” pas suksesit befasues të serialit.

Që kur u publikua më 17 shtator, më shumë se 111 milionë familje janë akorduar në serialin në gjuhën koreane, duke e bërë “Squid Game” shfaqjen më të ndjekur në shërbimet e transmetimit, duke tejkaluar edhe serialin shumë të suksesshëm anglez, “Bridgerton”, shkruan The Independent.


I freskët nga suksesi i shfaqjes, aktori Heo Seung-tae, i cili luan rolin e gangsterit Jang Deok-su në “Squid Game”, shkroi në Instagram: “Faleminderit që më bëtë milioner”.

Foto: Netflix

Megjithatë, ndërsa shumë mendonin se ai po fliste për t’u bërë jashtëzakonisht i pasur, ai në fakt po i referohej numërimit të tij të ndjekësve në Instagram.

Policia në Mbretërinë e Bashkuar u detyrua të sqarojë shoferët se shenja e punimeve në rrugë nuk të drejton për te loja e serialit "Squid Game"
Lexo po ashtu Policia në Mbretërinë e Bashkuar u detyrua të sqarojë shoferët se shenja e punimeve në rrugë nuk të drejton për te loja e serialit "Squid Game"

E gjithë kjo ndodhi derisa një ndjekës shkroi: “Mjaft me kaq, sepse ai arriti një milion ndjekës në Instragram”,—shkroi një ithtar pasi disa njerëz ndanë përgjigje të tronditura në postimin e tij në dukje i pacipë.

Foto: heosungtae/Instagram

Fansat kanë qenë në mënyrë të ethshme mbi çdo skenë të “Squid Game”, serial në të cilin lojtarët luajnë lojëra fëmijësh nga fillimi deri në fund, ndërsa ata që e humbasin e paguajnë me jetë humbjen.

“Squid Game” është shpallur zyrtiarisht si seriali më i shikuar ndonjëherë në këtë platformë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori