LAJMI I FUNDIT:

Aktori Gentian Zenelaj publikon fotografi nga spitali: Luftova sëmundjen e pabesë, por më mori njeriun e shtrenjtë

Aktori Gentian Zenelaj publikon fotografi nga spitali: Luftova sëmundjen e pabesë, por më mori njeriun e shtrenjtë

Aktori i njohur shqiptar, Gentian Zenelaj, ka treguar së fundmi se i ka mbijetuar virusit vdekjeprurës, COVID-19.l

Ai ka publikuar disa imazhe në rrjetet sociale, ku ndër të tjerash është shfaqur nga shtrati i spitalit.


Aktori shkroi se pas 14 ditësh të vështira në spital arriti që ta mposhtë virusin, ndërsa ka falënderuar stafin mjekësor për kujdesin e treguar ndaj tij.

“14 ditë luftova me këtë sëmundje të pabesë dhe të poshtër miqtë e mi. Sëmundje që më mori edhe njeriun e shtrenjtë. Falenderimet e mia me të sinqerta për stafin e mrekullueshëm ,i cili u kujdes për shëndetin tim fizik të sëmurë dhe shpirtin të copëtuar në ditët më të vështira të jetës sime”, ka shkruar Zenelaj.

Por për fatin e keq, aktori shqiptar humbi një nga njerëzit e tij më të dashur nga infektimi me coronavirus.

I njëjti kishte njoftuar më 28 dhjetor të këtij viti se babai i tij kishte ndërruar jetë nga përballja me këtë virus.

“Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen sot nga jeta të babait tim, Rexhep Zenelaj pas një beteje të gjatë me Covid-19. Ju falenderoj nga zemra për çdo mendim dhe ngushëllim që kam marrë nga ju. Zoti ju bekoftë. Varrimi zhvillohet nesër në orën 13:00 në Shengjin”, kishte shkruar Genti në postimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Egzona Shigjeqi
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Fjolla Morina kthehet sërish me Fisnik Sylën?

Fjolla Morina kthehet sërish me Fisnik Sylën?

Magazina
Fjolla Morina reagon pas lajmeve për ribashkim me ish-bashkëshortin

Fjolla Morina reagon pas lajmeve për ribashkim me ish-bashkëshortin

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Kalo në kategori