LAJMI I FUNDIT:

Aktivitet dhe socializimi i fëmijëve me sindromën Down (Video)

Aktivitet dhe socializimi i fëmijëve me sindromën Down (Video)

Sindroma Down është një çrregullim kromozomesh që shoqërohet me vonesa në zhvillim fizik, intelektual dhe gjuhësor. Në konventën e të Drejtave të Fëmijëve sanksionohet se çdo fëmijë ka të drejtë për të qenë i suksesshëm. Andaj, edhe në vendin tonë është Shoqata ‘Down Syndrome Kosova’, e cila që nga themelimi e deri më tani punon për socializim sa më të mirë të këtyre fëmijëve në shoqëri.

Drejtoresha ekzekutive e shoqatës Down Syndrome Kosova, Sebahate Hajdini- Beqiri ka thënë për KosovaPress se kjo shoqatë ka filluar me aktivitetin e kartolinës që nga viti 2009, duke treguar se ai aktivitet së pari ka filluar brenda shoqatës, pastaj kanë dalur edhe në treg.


“Me produkte të shoqatës nga viti 2009, kemi filluar punimin e kartolinës që ka qenë si një produkt si një aktivitet që e kemi mbajte vetëm brenda shoqatës, ka fillu si një aktivitet ku të rinjtë dhe prindërit e fëmijëve të prekur me Down Syndroma kanë kaluar kohën, ndërsa këto vitet e fundit kemi dalë edhe në treg me kartolina. Kartolinat janë punime dore, këto kartolina e thash në fillim që është fillu si një aktivitet prej fëmijëve dhe prindërve, më vonë këto programe janë profesionalizu dhe në këto programe janë të kyçur të rinjtë dhe të rriturit me sindrom down, si dhe punëtorët social”, tha ajo.

Ajo gjithashtu ka treguar se përveç kartolinave, në maj të vitit 2015 kanë filluar edhe me paketimin e mjaltës, ku në bazë të programeve të cilat i kanë hapur të rinjtë me sindromën Down dhe dëmtime intelektuale, kanë arritur t’i zhvillojnë aftësitë e tyre.

“Përveç kartolinave ne në maj të vitit 2015, kemi startu edhe me produktin e ri me paketimin e mjaltit ku në kuadër të këtij programi 16 të rinj me down syndrome dhe me dëmtime intelektuale, kanë arrit t’i zhvillojnë aftësitë e tyre në procesin e paketimit të mjaltit, përveç këtyre programeve ne në vitin 2008 kemi hapur edhe programin X21 kafiterinë, ku në këtë program janë trajnuar një numër i madh i të rinjve me down syndrome sa i përket punës së banakierit dhe kamerierit, ku fatmirësisht nga trajnimet që kanë marrë në kuadër të këtij programi dy të rinj me down syndrome, janë të punësuar në kompani private”, tha ajo.

Ndjenjën e të qenurit prind i një fëmije me sindromën Down, e ka treguar Drita Meta, e cila e ka vajzën të prekur nga kjo sindrom. Ajo ka thënë për KosovaPress se socializimi i fëmijës së saj brenda shoqatës a qenë shumë i lehtë, mirëpo jo edhe jashtë saj.

“Unë kam një vajzë e cila quhet Elita…Elita ka filluar ta vizitoj shoqatën qysh prej themelimit.. ka qenë ndër personat e parë të shoqatës. Integrimi në shoqatë gjithsesi ka qenë shumë i lehtë, por integrimi në përgjithësi ka qenë më i vështirë si fëmijë shumë pak ka pasur dallime mirëpo me rritjen gradualisht ka arritur ndryshimet, kuptimi i saj, të qenurit ndryshe. Fëmijët me Down janë lloj i njerëzve të cilët marrin aq sa ne iu japim,.. nëse ne merremi me ta dhe forma se si merremi me ta. Në këtë rast janë të obligueshme aktivitetet, në shoqatë tani kanë aktivitete, kanë punimin e kartolinave”, tha Meta.

Drejtoresha ekzekutive e shoqatës Down Syndrome Kosova, gjithashtu ka treguar se falë organizatave dhe institucioneve të ndryshme, organizohen aktivitete të ndryshme me fëmijët, po veç tyre, ajo tha se ka edhe shumë vizita që i bëhen qendrave jo vetëm Prishtinës por edhe qendrave të tjera në 5 regjione të Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori