LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë ndaj dy të dyshuarve për shitblerje të narkotikëve në Prizren

Aktakuzë ndaj dy të dyshuarve për shitblerje të narkotikëve në Prizren
Foto: Arkiv

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit D.G., i cili aktualisht gjendet në paraburgim për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, e substancave psikotrope dhe analoge” dhe ndaj të pandehurës A.M për veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.

Në njoftim për media thuhet se të dyshuarve u janë gjetur 2 kg 180.74 gram kanabis-marihuanë.


“Sipas aktakuzës, i pandehuri D.G., më datë 04.05.2023 rreth orës 17:30 në lagjen Arbana të Prizrenit, në hyrje – dalje të autostradës Prizren – veri, pa autorizim dhe me qëllim të shpërndarjes dhe shitjes, posedon substanca të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë dhe atë të llojit ‘marihuanë’, mirëpo të njëjtat nuk arrin t’i shesë pasi që ndërhynë policia, në atë mënyrë që i pandehuri pasi siguron narkotikun në një vend të panjohur afër qytetit të Pejës, me veturën e tij personale ‘BMW’ të cilën po e drejtonte e pandehura A.M., sapo arrijnë afër pompës së derivateve, ndalen nga patrulla policore.

Mirëpo gjatë parkimit drejtuesja e automjetit niset me vrull duke vazhduar në drejtim të lagjes ‘Arbana’ me shpejtësi të madhe, edhe pse e ndjekur pas nga patrulla policore, e njëjta kryen vozitje të rrezikshme ku gjatë kyçjes në rrugën ‘Skender Latifi’ godet ulëset së bashku me tavolinat e një lokali që ndodhej aty, dhe më pas vazhdon deri në kryqëzimin e rrugës ‘Ismail Qemali’ ku vetura pëson dëme duke i plasur goma e parë djathtas.

Në ato momente nga dera e pasme del i pandehuri D.G., hap bagazhin nga ku merr një thes dhe vazhdon të ikë duke kaluar pengesa e mure të shtëpive, derisa zyrtarët policorë arrijnë ta kapin brenda një oborri ku edhe i vendosin prangat dhe sekuestrojnë nga i njëjti një thes ngjyrë kafe në të cilin kishte dy qese plastike me substancë të dyshuar për narkotikë, e gjithë kjo sasi narkotiku në peshë të përgjithshme prej 2 kg 180.74 gram, e cila pas ekzaminimit dhe ekspertimit nga Laboratori i Agjencisë Kosovare për Forenzikë, rezulton të jetë e llojit kanabis – marihuanë”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se, ndërsa, e pandehura A.M., në datë, kohë dhe vend të njëjtë, me dashje e ndihmon të pandehurin D.G., në shmangien e zbulimit dhe arrestimit, duke ndërmarrë veprime për pengimin e arrestimit të tij.

“Po ashtu, lidhur me rastin, si mjete të kryerjes, janë konfiskuar sendet të cilat kanë mundësuar kryerjen e veprës penale: Vetura e tipit BMW, pronë e të pandehurit D.G., një qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 1093.23 gram, një qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 1087.51 gram, një thes ngjyrë kafe; një sprej me ngjyrë të zezë; dy Grinder – Mulli”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori