LAJMI I FUNDIT:

Aksion për dhënie të gjakut në Shkup

Aksion për dhënie të gjakut në Shkup

Me moton ”Gjaku juaj shpëton jetë – Bashkohuni!”, sot nga ora 10 e deri në ora 14, në muzeun arkeologjik të Maqedonisë, do të mbahet aksion për dhurimin e gjakut, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Organizatorë të këtij aktiviteti janë Muzeu Arkeologjik dhe Kryqi i Kuq i Maqedonisë, ndërkaq është nxitur në shenjë solidarizimi me të pësuarit e përmbytjeve të rajonit të Tetovës dhe Gostivarit.


Vullnetarët mund të paraqiten në vendin e përmendur më lartë për të dhënë gjak./Telegrafi/