LAJMI I FUNDIT:

Aksion dhe emocion – përfundon seria #1 e GjirafaGG CCT

Aksion dhe emocion – përfundon seria #1 e GjirafaGG CCT

Të hënën, më 25 tetor përfundoi seria #1 e Gjirafagg Champion of Champions Tour (CCT). Kampion i kësaj kupe dhe fitues i *mimit prej $22,000 u shpall ekipi me origjinë nga Danimarka, COPENHAGEN FLAMES, të cilët mundën ekipin MONTE me rezultat 2:1.

Series #1 është një nga katër kupat që do të organizohen deri në gjysmën e parë të 2023. Në secilën nga kupat, prize pool do të jetë $50,000. Njëkohësisht ekipet do të marrin pikë që ju ndihmojnë për kualifikimin në studio LAN finalen që do të mbahet më 6 – 9 korrik 2023 për prize pool prej $100,000 dhe mundësi t’u kualifikuar në garën ndërkombëtare Champions of Champions Tour për prize pool prej $3,400,000.


I gjithë ky organizim nga GjirafaGG është bërë në partneritet me Fluidi Company, Evapify, Patos, Eat Mucho, Posta MikMik, Taxi Tesla, Optika Gacaferi, KFC, Trekuartistat dhe partnerët medial: Telegrafi dhe Gazeta Express.

View this post on Instagram

A post shared by GjirafaGG (@gjirafagg)


Ky turne organizohet nga kompania gjermane GRID në bashkëpunim më 7 partnerë regjional, ku GjirafaGG është përzgjedhur për turneun e Evropës Jugore duke përfshirë shtetet: Kosovë, Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Serbi, Greqi dhe Turqi.

Tashmë është e qartë se fenomeni i Esports nuk është thjesht një fazë e përkohshme, por një industri globale që do të qëndroj gjatë dhe do të vazhdojë të rritet.

GG WP!

Artikull i sponzorizuar