Nga një përplasje e automjetit më një këmbësor, në ora 20:15 në Prishtinë, një person ka pësuar lëndime trupore. 

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e ka konfirmuar këtë rast.

“Në aksident janë të përfshirë një këmbësor dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor”, ka shtuar Ahmeti.

Telegrafi merr vesh se aksidenti ka ndodhur në afërsi të objektit të Ministrisë së Shëndetësisë. /Telegrafi/