LAJMI I FUNDIT:

Aksidenti që la tetë të vdekur, dëshmitarët përshkruajnë përplasjen e tmerrshme të një veture me njerëzit që po prisnin në një stacion autobusi në Teksas

Aksidenti që la tetë të vdekur, dëshmitarët përshkruajnë përplasjen e tmerrshme të një veture me njerëzit që po prisnin në një stacion autobusi në Teksas

Ndërsa numri i të vdekurve nga aksidenti në Teksas ka shkuar në tetë, dëshmitarët kanë përshkruar momentin e tmerrshëm kur një shofer përplasi njerëzit të dielën pranë një strehimore emigrantësh në Brownsville.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, disa emigrantë ishin në mesin e të vrarëve kur një Land Rover goditi një grup që prisnin në një stacion autobusi, një strehë jofitimprurëse për të pastrehët që ka ndihmuar në strehimin e emigrantëve në qytetin kufitar, thonë autoritetet.


“Ne nuk kemi parë kurrë diçka të tillë”, ka thënë Victor Maldonado, drejtor i Qendrës Ozanam, për degën e CNN, KRGV.

Policia thotë se është ende duke hetuar përplasjen e dhunshme, e cila u kap nga kamerat vëzhguese.

Pamjet tregojnë një Range Rover duke vozitur me një shpejtësi shumë të lartë dhe duke goditur një bordurë rreth 30 metra nga vendi ku ishin ulur emigrantët përpara se shoferi të duket se humbi kontrollin.

Shoferi – i identifikuar vetëm si një burrë hispanik – mori kujdes mjekësor dhe u arrestua me dyshimin për drejtim të pakujdesshëm, sipas zëdhënësit të policisë në Brownsville, Martin Sandoval, duke shtuar se ka të ngjarë të ketë akuza shtesë.

Shtatë të vdekur në Brownsville të Teksasit, pasi një makinë u përplas me disa njerëz që po prisnin në një stacion autobusi - publikohen pamjet e aksidentit
Lexo po ashtu Shtatë të vdekur në Brownsville të Teksasit, pasi një makinë u përplas me disa njerëz që po prisnin në një stacion autobusi - publikohen pamjet e aksidentit

Dëshmitarët kanë përshkruar gjithashtu se kanë parë shoferin të injoronte një dritë të kuqe.

FBI po ndihmon policinë lokale me hetimin dhe Patrulla Kufitare po punon për të konfirmuar identitetin e viktimave, thanë autoritetet.

Policia do të japë më shumë informacion në lidhje me aksidentin gjatë një konference për shtyp të hënën në mëngjes (sipas kohës lokale). /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Kalo në kategori