LAJMI I FUNDIT:

Në Babimoc të Obiliqit vetura godet për vdekje një këmbësore

Në Babimoc të Obiliqit vetura godet për vdekje një këmbësore

Një grua ka humbur jetën të martën, pasi është goditur nga një automjet sot rreth orës 19:00 në Babimoc të Obiliqit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë për Telegrafin se nga informacionet e para viktima ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti.


“Rreth orës 19:15, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën magjistrale Mitrovicë – Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se  si pasojë e aksidentit një këmbësore ka humbur jetën”, ka thënë Borovci.

Njësia rajonale e trafikut rrugor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti./Telegrafi/