Policia njofton për një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Muradem të Prizrenit.

Në këtë aksident sipas Policisë janë lënduar tetë persona ku në të janë përfshirë dy vetura.

Shtatë prej të lënduarve pas tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi, ndërsa njëri është transferuar në QKUK dhe mbetet në tretman mjekësor. /telegrafi/