LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës për aksidentin në rrugën Prishtinë-Ferizaj: Viktima ishte një 25-vjeçar, shtetas i Zvicrës

Policia e Kosovës për aksidentin në rrugën Prishtinë-Ferizaj: Viktima ishte një 25-vjeçar, shtetas i Zvicrës

(E plotësuar) Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në automjetin e aksidentuar gjatë ditës së sotme në rrugën Prishtinë-Ferizaj, i vdekur ka mbetur një 25-vjeçar, shtetas i Zvicrës, e jo një shtetas i Maqedonisë së Veriut, siç ishte thënë më herët.

“Në automjetin e aksidentuar, në momentin kur ka arrit policia ka qenë një person (ngasësi), dhe aty janë gjetur dokumentet me inicialet që ne i kemi përcjellë te ju”.


“Mirëpo gjatë hetimit të rastit, është konstatuar se dokumentet personale të gjetura në automjet nuk i ishin të viktimës”.

“Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj dhe me qëllim të njoftimit të drejtë, po përcjellim te ju të dhënat e viktimës që humbi jetën sot në aksident. – S, K mashkull 25 vjeç, shtetas i Zvicrës”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. /Telegrafi/


Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, gjen vdekjen një 34-vjeçar

Si pasojë e një vetëaksidenti në rrugën Prishtinë-Ferizaj, një person, shtetas i Maqedonisë së Veriut, ka gjetur vdekjen.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar se të shtunën rreth orës 05:00, në rrugën Prishtinë – Ferizaj ka ndodhur një vetaksident.

Ajo ka thënë për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur në Llapnasellë, me ç’rast është përfshirë një veturë.

“Si pasojë e aksidentit një person (ngasësi i automjetit) ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës. A.J mashkull 34 vjeç, shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion, ndërkohë që hetuesit e njësitit të trafikut, janë duke u marrë me rastin”, ka sqaruar Ahmeti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Lajme
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lajme
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Kalo në kategori