LAJMI I FUNDIT:

Aksident në rrugën Lipjan-Ferizaj, lëndohen dy persona

Aksident në rrugën Lipjan-Ferizaj, lëndohen dy persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Lipjan-Ferizaj, ku si pasojë janë lënduar dy persona.

Lajmin e konfirmoi për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Në aksident janë përfshirë tri vetura.

“Sot rreth orës 10:00, në rrugën Lipjan -Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë tri automjete.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti. /Telegrafi/