Aksident në Prizren, lëndohet një person

Një person deri sa ishte duke drejtuar veturën e tij, nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur.
Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 21:20 në rrugën e “Kukësit” në Prizren.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një femër e cila pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
11/07/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































