Një person është duke qëndruar në spitalin e Mitrovicës i cili dyshohet se derisa ka qenë me motoçikletë ishte aksidentuar nga një veturë në lëvizje.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 9 maj rreth orës 11:03 në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Mitrovicë.

Siç sqarohet në raport, viktima ka pësuar lëndime trupore, ndërsa rasti është në procedurë hetimore.

“Më 12.05.2022 është raportuar se viktima mashkull kosovar është duke qëndruar në spitalin e Mitrovicës, pasi që i njëjti dyshohet se derisa ka qenë me motoçikletë ishte aksidentuar me një veturë në lëvizje me ngasë mashkull kosovar dhe ka pësuar lëndime trupore. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/