LAJMI I FUNDIT:

Aksident në mes të një kamioni dhe një veture në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka edhe të lënduar

Aksident në mes të një kamioni dhe një veture në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka edhe të lënduar
Foto arkivi

Disa persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku i cili ka ndodhur sot rreth orës 12:45, në Autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.


Sipas tij, aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe një veture.

“Rreth orës 12:15 në kilometrain e 45-të të autostradës është raportuar një aksident trafiku me lëndime, ku të përfshira janë një kamion dhe një veturë. Njësiti kompetent për menaxhim trafiku në autostrada po merret me rastin”, ka thënë Kelani. /Telegrafi/