LAJMI I FUNDIT:

Aksident në Kroaci, një shtetas i Maqedonisë është në rrezik jete

Aksident në Kroaci, një shtetas i Maqedonisë është në rrezik jete

Gazeta kroate “Veçernji list”, raporton se një shtetas i Maqedonisë është në rrezik jete në Kroaci.

E gjithë kjo ka ndodhur për shkak të një aksidenti të komunikacionit të ndodhur mbrëmë, kur dy automjete transportuese janë përplasur me njëri-tjetrin.


Gazeta shkruan se shtetasi i Maqedonisë nuk e ka respektuar hapësirën e nevojshme ndërmjet automjeteve, prandaj ka ardhur deri te përplasja me automjetin tjetër transportues, me regjistrim të Rumanisë.

Shtetasi i Maqedonisë ndodhet në spitalin e Sisakut, kurse në aksident janë lënduar tre persona./Telegrafi/