LAJMI I FUNDIT:

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, tre persona të lënduar rëndë

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, tre persona të lënduar rëndë
Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku kanë mbetur tre persona të lënduar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha, ka thënë për Telegrafin se në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete dhe një rimorkio.


“Është raportuar për një aksident trafiku, në kilometrin e 56’të afër Malishevës diku, janë të përfshira tri automjete dhe një rimorkio”.

“Tre persona janë të lënduar, dy prej tyre me lëndime të rënda njëri me lëndime më të lehta”.

“Njësiti për menaxhim dhe kontroll të autostradave është në vendin e ngjarjes duke i kryer procedurat e tjera si dhe për të kuptuar shkaqet e këtij aksidenti”, ka thënë Hoxha./Telegrafi/