Një person ka marrë lëndime trupore sot rreth orës 10:00 si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një motoçiklete në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinën, Enis Pllana.


Sipas tij, i lënduari ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me rastin po merret trafiku i qytetit.

“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Sipas informatave fillestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, ka thënë Pllana. /Telegrafi/