LAJMI I FUNDIT:

Aksident mes dy veturave në Prishtinë

Aksident mes dy veturave në Prishtinë

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në kryqëzimin përballë Menzës së Studentëve, në Prishtinë.

Sipas fotografive që ka siguruar Telegrafi, njëra nga vetura ka pësuar dëme materiale, ndërsa vetura tjetër është Taxi.


Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Telegrafi po ashtu ka kontaktuar Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, mirëpo të njëjtit ende nuk janë përgjigjur. /Telegrafi/