Nga: Lulzim Mjeku
Diaspora shqiptare në Lindjen e Mesme ka dhënë personalitete të cilat kanë kontribuar në jetën politike e kulturore të kombit. Një krahinë si Hixhazi e një qytet ku u ngulitën dhe u gjendën një duzinë e familjeve shqiptare është edhe qyteti port i Xhides, në Arabinë Saudite. Aty jetuan disa personalitete nga Peja, Gjakova, Shkodra, Librazhdi, Gjilani, e të cilët deri tani kanë mbetur pak të njohur.
Shumica e tyre bënë karrierë të shkëlqyer në profesionet e tyre, siç ishte Muharrem Shabani nga Përlepnica e Gjilanit i cili arriti të jetë edhe zëvendësdrejtor i Radio Xhides.
Por, me këtë rast kam përzgjedhur profilin e mërgimtarit Akif Kazim (1912-1990), i shpërngulur si i ri nga Librazhdi e i cili ka dhënë një kontribut të shquar kombëtar. Me zonjën e tij e ka mbështetur Mbretin Zog në ekzilin e tij nëpër vendet e Lindjes. Familjes Kazim i është dashur të shpërngulet shpesh dhe, deri nga mesi i viteve ’50, ka udhëtuar me pasaportat e Mbretnisë Shqiptare të pranuara nga mbretëritë në Lindjen e Mesme. Në pamundësinë e padiskutueshme për kthim në vendlindjen e tij, vendlindjet e fëmijëve të tij janë të shumta dhe dallojnë për mijëra kilometra largësi dhe për nga natyra e regjimeve politike.
Pas disa ecejakeve në shtegtimin e tij diasporik, Akif Kazim u ngulit me gjithë familje në Arabinë Saudite. Në qytetin port të Xhides (Jeddah) rinisi jetën e vet duke ringritur një familje të respektuar dhe biznes të shquar. Ai jo vetëm që njihej me shqiptarët e ngulitur në Xhide, por edhe në gjithë Arabinë Saudite e më gjerë. Ata pak mërgimtarë ngulitur në krahinën e Hixhazit, si Hysen Latifi e Muharrem Tahsini (Shabani) nga Përlepnica e Gjilanit, Hysen (Kastrati) Arnauti nga Nabërgjani i Pejës, Hysni Hoxha, Feti Meqa dhe Tefik Islami nga Gjakova, sikurse dhe Vehbi Ismajli e Sulejman Gavoçi nga Shkodra, u shquan me zotësitë e tyre profesionale dhe i kontribuuan mjedisit ku jetuan.
Kjo oazë e mërgatës shqiptare, përkundër vështirësive të kohës, jo vetëm që nuk ka qenë e izoluar nga pjesë tjetër e mërgatës shqiptare në Bruksel, ShBA e gjetiu, por ka mbajtur lidhjet dhe ka kontribuar për organizatat politike, kombëtare kulturore.
Sipas të birit të tij, Ismet Kazimit, babai i tij Akif Kazim ka pasur letërkëmbim me udhëheqës të Federatës Panshqiptare “Vatra” në ShBA dhe ka ndihmuar botimin e veprave letrare në shqip. Akif Kazimi ka pasur miqësi me shumë personalitete saudite dhe shqiptare të kohës së tij. Personaliteteve si Mbreti Zog, ndonjë veprimtari, gazetari e intelektuali iu ka gjetur pranë duke ndihmuar zhvillimin e veprimtarive të tyre. Kësisoj ka ndihmuar botimin e disa veprave të Martin Camajt, ndër to edhe të romanit “Rrathë” të cilin Camaj ia dërgoi me postë. Vetëm nga fundi i viteve 1980 Akifi bashkë me të birin Ismet Kazim e kishin vizituar vendlindjen e tij Librazhdin.
Në ditët e sotme ndjej kënaqësi të veçantë kur takoj të bijtë e Akif Kazimit, zotërinjtë Ismet dhe Taufik Kazim të cilët kanë trashëguar nga babai i tyre ndjenjat e thella të solidaritetit e të veprimtarisë në të mirë të Kosovës dhe Shqipërisë. Secili takim me ta është rast për të vjelur rrëfime të padëgjuara nga jeta e diasporës historike shqiptare në Lindjen e Mesme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëI kanë thënë të mençurit...
"Universiteti i Durrësit i vitit 1380 - i pari universitet në Ballkan"
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Bretkosa nobelisti Mo Yan dhe klithmat e fëmijëve të vrarë në barkun e nënave!
Shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut nuk janë origjinale?
Portreti që frymëzoi Shekspirin të shkruante Othellon
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi