LAJMI I FUNDIT:

Dr. Aida Kumnova: Ajri i ndotur sjellë lindje të parakohshme, foshnje me peshë të vogël dhe probleme të tjera shëndetësore

Dr. Aida Kumnova: Ajri i ndotur sjellë lindje të parakohshme, foshnje me peshë të vogël dhe probleme të tjera shëndetësore

Ambienti i ndotur i dëmshëm si për gratë shtatzëna ashtu edhe për bebet e tyre

Nga: Behare Bajraktari


Ajri i ndotur është i dëmshëm për të gjithë, po në veçanti për gratë shtatzëna ka efekte negative për arsye se ato do të krijojnë një jetë të re, thotë mjekja Aida Kumnova.

Ajri i ndotur mund të sjellë dëme në placentë e cila bënë bartjen e gjakut prej nënës deri te fryti, dhe ato dëmtime do të lënë pasoja edhe në zhvillimin e frytit.

Gratë shtatzëna të cilat ekspozohen në tym apo në ambiente me kemikalie si dhe në ambiente me asbest, janë shumë të dëmshme për zhvillimin e një shtatzënie të shëndetshme. Mjekja-gjinekologe, thotë se gratë shtatzëna duhet të jenë të mbrojtura dhe ta zgjedhin ambientin e tyre ku jetojnë, dhe në atë mënyrë ta kenë një shtatzëni të suksesshme. Ndotja e ambientit ka efekte negative tek një shtatzëni në një ambient të ndotur siç është pesha e ulët trupore për beben, thotë Kumnova.

Është vërtetuar edhe në mënyrë shkencore që edhe gratë të cilat tymosin duhan, lindin foshnje me peshë më të vogël trupore dhe me një vitalitet më të ulët pas lindjes së tyre, për shkak të pirjes së duhanit. Dr. Kumnova, për fushatën “Le të flasim për ajrin”, tha se e njëjta gjë ndodh edhe nëse jetojnë në një ambient ku ndotja e ajrit është me vlera më të larta se sa normat të cilat janë të tolerueshme.

Problemi tjetër sipas gjinekologes janë edhe vdekjet inauterine të frytit nga efektet mjedisore dhe është vërtetuar se nënat të cilat jetojnë në ambiente që kanë intoksikim më të madh të ajrit ato mund të kenë vdekje inauterine të frytit dhe gjithashtu mund të kenë lindje të parakohshme.

Gratë të cilat jetojnë në ambient me ajër të pastër lindjet i çojnë deri në terminin e fundit, ndërsa mundësia e lindjes së parakohshme është shumë më e madhe te gratë që jetojnë në ambiente të ndotura, thotë mjekja. Lindja e parakohshme ka shumë pasoja të cilat mund te fryti, siç janë: papjekuria e mushkërive, fëmijët të cilët nuk lindin në kohë do të lindin me papjekuri dhe se detyrimisht ata vendosen në inkubator me respirator dhe u japim medikamente në sasi më të madhe në mënyrë që t’i mbrojmë. Sipas gjinekologes, fëmijët që vendosën në inkubator e kanë koston shumë të lartë si dhe nevojitet kujdes intensiv dhe për këtë arsye do të ketë pasoja te fryti.

Gjinekologia Kumnova rekomandon që në ambiente të ndotura të përdoret një mbulesë në fytyrë siç janë maskat në mënyrë që të reduktohet numri i ndotësve të ajrit i cili hyn në organizmin e shtatzënës. Ajo thotë se mund të përdoren pajisje për filtrimin e ajrit në ambientin shtëpiak në të cilin është duke jetuar shtatzëna.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori