Ajo që Choupo-Moting bëri në ndeshjen PSG-Strasbourg është vështirë e shpjegueshme, Mbappe nuk i beson syve
Paris Saint Germaini barazoi ndaj ndaj Strasbourgut me rezultat 2-2 në Ligue 1.
Me këtë rast skuadra nga Parisi lëshoi mundësinë për ta siguruar edhe matematikisht titullin në kampionatin elitar francez.
PSG tani i duhet edhe dy pikë, ndërsa në xhiron e radhës luajnë kundër Lilles. Gjithsesi asnjëra nga këto nuk përben lajm në media dhe mes tifozëve në rrjetet sociale më shumë se ajo çka bëri Eric Maxim Choupo-Moting.
Teksa rezultati ishte 1-1 dhe bashkëlojtari i tij Christopher Nkunku gjuajti drejt portës kundërshtare dhe të gjithë pritën që PSG të kalojë në epërsi, Choupo-Moting e ndali topin në vijën e portës.
E gjitha kjo është bërë hit në internet pas ndeshjes pasi është diçka që shihet shumë rrallë në futboll. /Telegrafi/
Golat dhe rastet e ndeshjes:





























