LAJMI I FUNDIT:

Ajetit i mjaftuan pak javë të fitojë besimin e trajnerit serb

Ajetit i mjaftuan pak javë të fitojë besimin e trajnerit serb

Arlind Ajetit i mjaftuan vetëm pak javë që të fitojë besimin e stafit teknik të Torinos, me në krye trajnerin Sinisa Mihajlovic dhe të fitojë zemrën e tifozëve.

Arsyeja është personaliteti i fortë në fushë dhe loja me karakter, falë së cilave mbrojtësi shqiptar spikati edhe në miqësoren përballë gjermanëve të Ingolstadt.


Drejtori sportiv i Torinos i thurë lavde Ajetit
Lexo po ashtu Drejtori sportiv i Torinos i thurë lavde Ajetit

Më pak se një muaj më parë, kur u bë goditja e parë e “granata”-ve në merkaton e verës, Arlind Ajeti që në Serinë A kishte lënë përshtypje tejet të mira me Frosinonen, u paraqit te Torino pa bujë. Me vëmendjen të gjithën të përqendruar tek manovrat për Adem Ljajic dhe Iago, kuqeziu ndërpreu pushimet dhe u paraqit në qendrën sportive të Sisport për të nisur përgatitjet, transmeton SuperSport.

Një sakrificë që i’u shpërblye, pas lodhjes në finalet e Kampionatit Evropian. 22-vjeçari u ambientua shumë shpejt me skuadrën e re dhe gjatë fazës përgatitore është shfaqur në gjendje optimale fizike. Tashmë Ajeti synon të bindë përfundimisht teknikun Mihajlovic, se e meriton fanellën e titullarit. Drejtuesi i stolit ishte mes atyre që e vlerësuan paraqitjen e mbrojtësit ndaj Ingolstadt-it, ku kuqeziu ishte ndër më të mirët në fushë.

"Ajeti është një mbrojtës shembullor"
Lexo po ashtu "Ajeti është një mbrojtës shembullor"

Ndërhyrje të ashpra, por të pastra, bën që Ajeti të fitonte duartrokitjet e tifozëve të pranishëm. Me paraqitjen e tij, djaloshi i lindur në Bazel u shfaq edhe si lider, ku orientonte shokët e repartit defensivë dhe përcaktonte ritmin e lojës.
Arlind Ajeti është i vendosur, ka ambicie dhe dëshirë të jetë protagonist te Torino gjatë sezonit të ri në Serinë A. Karakteristika që u vlerësuan nga tifozët dhe jo vetëm.

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori