Ajeti i thotë ‘JO’ Kosovës

Këtë e konfirmoi futbollisti gjatë ditës së mërkurë, kur ishte në stadiumin e Qytetit në Prishtinë për të parë ndeshjen e barazhit ndërmjet Trepçës dhe Llapit. “Nëse luaj miqësore me Përfaqësuesen e Kosovës, atëherë bie për të keq në sytë e Zvicrës. Kosova ende nuk është pranuar në FIFA, ndaj është më mirë t’ia lëmë kohës”, ka deklaruar Ajeti për Arenën, për të folur tutje rreth të ardhmes në kampionatin zviceran dhe synimet me Baselin.
“Kam kaluar shumë mirë te Baseli në edicionin e kaluar dhe shpresoj që të më ecë puna mirë edhe në edicionin e ri. Aktualisht jam lojtar i Baselit dhe normalisht që mendoj vetëm për këtë klub”, shtoi Ajeti, i cili e përcolli ndeshjen Trepça-Llapi nga tribuna perëndimore. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
05/06/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































