LAJMI I FUNDIT:

AIM vjen në versionin 7.5.7.6

AIM vjen në versionin 7.5.7.6

Shërbimi AIM është softuer i cili është i dedikuar që t’u ndihmojë të jeni në kontakt me miqtë tuaj. Qoftë në rast se u dërgoni porosi çasti, shkëmbeni fotografi apo bëni bisedë me zë, AIM do t’i bëjë gjërat më të mira.

Karakteristikat themelore të këtij softueri janë dizajni i ri i cili përfshinë pamjen e re, taste të reja, ngjyra të reja. Më pas vijnë profilet të cilat mundësojnë që të lidheni me miqtë tuaj si asnjëherë më parë.

Ju mund të përshtatni profilet tuaja dhe të integroni përditësimet nga rrjetet tjera për shoqërim online, si Facebook e Twitter. Po ashtu, në kuadër të porosive të çastit tani janë në dispozicion porositë e statusit, shenjat për shprehjen e emocioneve (emoticons) gjersa është ofruar edhe mundësia që ju të kyçeni në këtë shërbim përderisa të mos iu shohin.


Nëse ua merr mendja që jeni të gatshëm ta shkarkoni e provoni, këtu e keni lidhjen e internetit për ta marrë atë. /Telegrafi/