LAJMI I FUNDIT:

Aida Doçi, Adelina Berisha, Erolld Belegu e Kaci aderojnë në AAK, tregojnë nëse do të kandidojnë për deputetë

Aida Doçi, Adelina Berisha, Erolld Belegu e Kaci aderojnë në AAK, tregojnë nëse do të kandidojnë për deputetë

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme, aderimet nga figurat publike nëpër parti të ndryshme politike nuk kanë të ndalur.

Të premten, dy këngëtare të njohura të estradës i janë bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.


Bëhet fjalë për këngëtaret Adelina Berisha dhe Aida Doçi, të cilat kanë qenë prezente në një nga mbledhjet e radhës të kësaj partie.

Aderimin e tyre në AAK e ka konfirmuar për Telegrafin edhe këshilltari i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, Erolld Belegu.

“Po është e vërtetë. Adelina Berisha dhe Aida Doçi në prag të shumë artistëve të tjerë, i janë bashkuar sot AAK-së. Ato ishin prezente në mbledhjen tonë të sotme”, ka thënë Belegu për Telegrafin.

Erolld Belegu dhe Ramush Haradinaj (Foto: Erolld Belegu/Facebook)

I njëjti ka konfirmuar se edhe vet nga sot e tutje do të jetë pjesë e kësaj partie, teksa ka thënë se aderimi i këtyre personazheve nuk ka të bëjë indirekt me përfitimin e pozitave.

“Sot kam aderuar edhe unë në AAK. Çdokush që i bashkohet kësaj partie tregon se është në përkrahje të saj, dhe jo detyrimisht janë aty për të marrë poste apo për të qenë në listat e kandidatëve”.

Ndërkohë, Telegrafi ka kontaktuar edhe me këngëtaren Adelina Berisha, e cila ka rrëfyer se ka qenë gjithnjë përkrahëse e kësaj partie dhe do vazhdojë të jetë.

“Po, është e vërtetë që unë sot ka aderuar në AAK. Si artiste mendoj se ka dhënë kontribut për vendin, dhe arsyeja pse iu kam bashkuar një partie të tillë është fakti se Ramush Haradinaj dhe partia e tij janë flijuar gjithmonë për këtë vend, kanë luftuar për vendin, dhe nëse dikush e meriton të jetë kryeministër, ai është Ramush Haradinaj. Unë gjithnjë do të jem përkrahëse e partisë në fjalë”, tha Adelina Berisha për Telegrafin.

Foto: Adelina Berisha/Instagram

E pyetur nëse do të jetë në listat e deputetëve, Berisha më tutje ka thënë se ende nuk është vendosur diçka e tillë.

“Diçka konkrete nuk ka, por do të shohim. Mund edhe të ndodhë që të kandidoj për deputete”, ka thënë tutje Adelina.

Ndërkohë, i pranishëm në mbledhje ne AAK-së sot ka qenë edhe parukieri Kaci Lleshi, i cili gjithashtu duket të jetë pjesë e strukturave të kësaj partie.

Për Telegrafin, Kaci theksoi se është mbështetës i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë prej vitesh.

“Unë prej se është themeluar kjo parti kam qenë pjesë e AAK-së. Familjarisht jemi në përkrahje të Ramush Haradinajt, dhe vetëm ai meriton të jetë në krye të shtetit. Sa i përket kandidaturës, kam pasur ftesë në zgjedhjet e kaluara që të jem në listat e deputetëve, por nuk kam pranuar ndërsa këtë vit po e shqyrtoj me kujdes ftesën. Mund të ndodhë edhe që të jem në listë”, ka thënë Kaci për Telegrafin.

Foto: Kaci Lleshi/Instagram

AAK përndryshe deri më tani ka njoftuar se në zgjedhjet e parakohshme do të kandidojë në koalicion me PSD-në. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Fejohet vajza e Bekim Jasharit, bashkë me të fejuarin vizituan varret e Hamëz dhe Feride Jasharit

Fejohet vajza e Bekim Jasharit, bashkë me të fejuarin vizituan varret e Hamëz dhe Feride Jasharit

Magazina
Aktorja shqiptare e filmave për të rritur, Alby provokon me pozat në det

Aktorja shqiptare e filmave për të rritur, Alby provokon me pozat në det

Magazina
Meghan Markle bëhet xheloze, i kërkon një gruaje të mos pozojë për foto pranë Princit Harry

Meghan Markle bëhet xheloze, i kërkon një gruaje të mos pozojë për foto pranë Princit Harry

Magazina
Gazetarja e njohur: Kam fjetur me shokun e ngushtë në një dhomë, kur shkonim me pushime

Gazetarja e njohur: Kam fjetur me shokun e ngushtë në një dhomë, kur shkonim me pushime

Magazina
Adelina Tahiri shfaqet joshëse në pushimet e saj në Dubai

Adelina Tahiri shfaqet joshëse në pushimet e saj në Dubai

Magazina
Trondit Jetmiri: Do ta lë programin, do ta bëjë tërmet të martën... do t'i them të gjitha

Trondit Jetmiri: Do ta lë programin, do ta bëjë tërmet të martën... do t'i them të gjitha

Magazina
Kalo në kategori