LAJMI I FUNDIT:

“Ai qau për orë të tëra” – Ancelotti bën shaka kur pyetet për mungesën e Vinicius në listën e të nominuar për “FIFA The Best”

“Ai qau për orë të tëra” – Ancelotti bën shaka kur pyetet për mungesën e Vinicius në listën e të nominuar për “FIFA The Best”

Carlo Ancelotti ka bërë shaka duke thënë se Vinicius Jr ka qarë për tri deri në katër pasi nuk ishte pjesë e listës së lojtarëve të nominuar për çmimin ‘FIFA The Best’.

Dje (e premte) u publikua lista me dhjetë lojtarët që do të garojnë për çmimin prestigjioz nga FIFA.


“Vinicius ishte duke qarë në dhomën e zhveshjes. Unë e pyeta atë se çfarë është duke ndodhur, dhe ai më tha:’Ata nuk më kanë bërë mua pjesë të listës’. Ai qau për tri ose katër orë dhe ne nuk ishim në gjendje ta ndalnim”, ka thënë italiani me shaka.

Momentalisht, Vinicius Jr është jashtë fushave shkaku i një lëndimi që pësoi në ndeshjen që Real Madridi e zhvilloi ndaj Celta Vigos.

Kur u pyet rreth gjendjes së tij tekniku Italian tha: “Rikuperimi është duke shkuar shumë mirë. Ai e ka ngritur intensitetin e stërvitjes dhe javën e ardhshme gradualisht ai do të fillojë stërvitjet me pjesën tjetër të grupit”.

Derbi i Madridit dhe më shumë: Tetë ndeshjet që Vinicius Junior mund t'i humbë për shkak të lëndimit
Lexo po ashtu Derbi i Madridit dhe më shumë: Tetë ndeshjet që Vinicius Junior mund t'i humbë për shkak të lëndimit

“Unë mendoj se ai do të rikuperohet më shpejtë se sa që mjekët e kanë parashikuar”, ka thënë Ancelotti në intervistën para ndeshjes me Real Sociedad.

Real Madridi do të rikthehet në aksion këtë vikend në La Liga ku do presë në “Santiago Bernabeu” ekipin e Real Sociedadit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dyshime se ndeshja mes Man United dhe Arsenalit ishte e kurdisur - tifozët vërshojnë me komente në rrjetet sociale

Dyshime se ndeshja mes Man United dhe Arsenalit ishte e kurdisur - tifozët vërshojnë me komente në rrjetet sociale

Premier League
Bayerni zyrtarizon largimin e dy futbollistëve pas katër viteve qëndrim në Allianz Arena

Bayerni zyrtarizon largimin e dy futbollistëve pas katër viteve qëndrim në Allianz Arena

Bundesliga
Pamje të tmerrshme, boksieri humb jetën pas goditjeve të marra në ring

Pamje të tmerrshme, boksieri humb jetën pas goditjeve të marra në ring

Boks
Data, vendi dhe ora: Gjithçka gati për duelin e parë më të madh të këtij shekulli, Tyson Fury - Oleksandr Usyk

Data, vendi dhe ora: Gjithçka gati për duelin e parë më të madh të këtij shekulli, Tyson Fury - Oleksandr Usyk

Boks
Ronaldo lidhet me një kalim te Leverkuseni, por çfarë kishte thënë Alonso për portugezin

Ronaldo lidhet me një kalim te Leverkuseni, por çfarë kishte thënë Alonso për portugezin

Bundesliga
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Kalo në kategori