LAJMI I FUNDIT:

Ngarkoi çatinë e veturës së vjetër me ndihma nga Azerbajxhani – burri që u bë simbol në shtetin turk, shpërblehet me një automjet të ri

Ngarkoi çatinë e veturës së vjetër me ndihma nga Azerbajxhani – burri që u bë simbol në shtetin turk, shpërblehet me një automjet të ri

Një biznesmen bamirës turk i dhuroi një veturë Server Besirlit, i cili erdhi në Turqi duke ngarkuar jorganët që kishte mbledhur në Azerbajxhan në çatinë e veturës së vjetër pas tërmeteve në Kahramanmaras.

Burrit 33-vjeçar, i cili jeton në qytetin Ceylanbatan në veri të kryeqytetit të Azerbajxhanit, Baku, ngarkoi jorganët që mblodhi nga të afërmit dhe fshatarët në çatinë e veturës së vjetër për të mbështetur të prekurit nga tërmetet në Kahramanmaraş dhe më pas u kthye në Baku.


Mësim për njerëzimin nga babai që humbi tre fëmijë në tërmetin e Turqisë
Lexo po ashtu Mësim për njerëzimin nga babai që humbi tre fëmijë në tërmetin e Turqisë

Jorganët në pjesën e sipërme të një automjeti të vjetër dhe fotografia me flamurin turk u bënë simboli i tërmetit në shtetin turk, raporton t24.com.tr.

Besirli, i cili erdhi në Adiyaman pas tërmetit dhe mori pjesë në përpjekjet e ndihmës, tha “Njerëzit këtu jetojnë në tenda. Ne po përpiqemi të japim ndihmën që mundemi. Unë kam tre ditë këtu dhe kam marrë pjesë në aksione humanitare. Vëllai duhet të ndihmohet”.

Pamjet e tija janë bërë virale dhe kjo ka bërë që një prej afaristëve ta shpërblejnë heroin azerë.

Djaloshi që u nxor nga rrënojat e tërmetit në Turqi, befasoi me kërkesën që ua bëri ekipit të kërkim-shpëtimit
Lexo po ashtu Djaloshi që u nxor nga rrënojat e tërmetit në Turqi, befasoi me kërkesën që ua bëri ekipit të kërkim-shpëtimit

Një biznesmen dashamirës i dhuroi një veturë Besirlit, të cilën e mori babai i tij, pasi Server ishte paraqitur vullnetar për t’i ndihmuar njerëzit në qytetin e Adiyamanit.

Ndryshe, Turqia deri më tani ka regjistruar mbi 40 mijë persona të vdekur dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Botë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa

"Moment jashtëzakonisht i rrezikshëm": Kryediplomati britanik flet për situatën në rajonin e Kharkiv të Ukrainës

Botë
Forcat ruse filluan një shtytje

Forcat ruse filluan një shtytje "të rrezikshme" në rajonin verilindor të Kharkivit të Ukrainës - vlerëson ISW

Botë
Rusia ka humbur mbi 8,000 trupa dhe gati 80 tanke në një javë – thotë Kievi

Rusia ka humbur mbi 8,000 trupa dhe gati 80 tanke në një javë – thotë Kievi

Botë
Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Evropa
Kalo në kategori