LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Thaçi me Haradinajn nuk kanë vetëm përplasje të brendshme, por edhe diplomatike (Video)

Ahmeti: Thaçi me Haradinajn nuk kanë vetëm përplasje të brendshme, por edhe diplomatike (Video)

Analisti Arben Ahmeti ka thënë se situata e përplasjeve institucionale në të cilën ndodhet Kosova është bërë qesharake.

“Për herë të parë në arenën ndërkombëtare e ke një kryeministër që dërgon letra diplomatike e që kërkon të mbrohen kufijtë dhe ke një president që nuk le vend pa vizituar dhe kërkon të ndryshohen këta kufij”, tha ai në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.

Sipas analistit situata aktuale nuk lë hapësirë për dikë, që të jetë i relaksuar.

“Koalicioni PANA e ka pru vendin në këtë situatë të pakëndshme”.

Ai ka thënë se Kosova është në një pozicion ndërkombëtar shumë të vështirë.

“Nuk ka pozicion më të keq që Kosova është gjendur në arenën ndërkombëtare, as para vitit 1999”.

Sipas Ahmetit përplasja Thaçi-Haradinaj ka tejkaluar debatin e brendshëm.

“Debati i brendshëm është diçka që konsumohet, por ne kemi përplasje diplomatike”.

Kjo përplasje mes dy liderëve institucional, sipas Ahmetit do të ndikojë edhe në raportet mes partnerëve të koalicionit.

“Deputetët e PDK-së po shihet se po rreshtohen në krahë të Thaçit dhe deputetët e AAK-së janë rreshtuar në krahë të Haradinajt, dhe kjo do të ndikoj në koalicion. Jo pafundësisht deputetët e PDK-së do të mund të durojnë të qenët pjesë e një qeverie që është kundër liderit të tyre të pakontestueshëm siç është z.Thaçi”, tha ndër të tjera Arben Ahmeti./Telegrafi/

Arben Ahmeti: Thaçi me Haradinajn nuk kanë vetëm përplasje të brendshme, por edhe diplomatike

Arben Ahmeti: Thaçi me Haradinajn nuk kanë vetëm përplaste të brendshme, por edhe diplomatikeEmisioni i plotë: https://youtu.be/5ukBS1zdQ2M

Publiée par RTV Dukagjini sur Jeudi 11 octobre 2018

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori