Ahmeti: Pranimi në Interpol do të ishte fitore e madhe diplomatike për Kosovën

Kryetari i Partisë Socialdemokrate njëherësh kryetar i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se pranimi në Interpol do të ishte fitore e madhe diplomatike për Kosovën.
“Pranimi në Interpol do të ishte fitore e madhe diplomatike për Kosovën dhe miqtë tonë. Por, patjetër se do ta ndihmonte edhe drejtësinë në vend.
Prandaj, sytë sot kah Asambleja e Përgjithshme dhe votimi i anëtarësimit. Në mbrëmje presim fitoren tjetër”, ka shkruar ai në Facebook. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/11/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































