Skuadra e Bylbyl Sokolit të dielën që lamë pas u tregua më e mirë se ekipi i Sunaj Kecit duke fituar ndeshjen me rezultat 3-2, në kuadër të Raiffeisen Superliga e Kosovës në futboll. Ahmeti shënoi dy gola në këtë ndeshje dhe që të dy nga penalltia.

Mesfushori i “bardhekaltërve”, thotë se përballja me Hajvalinë ishte një ndeshje e vështirë, por sipas tij, fitore e merituar. Ai ka paralajmëruar kundërshtarët në garën për titull se Prishtina po vjen.


“Një lojë mjaft e vështirë kundër liderit në një fushë mjaft të vështirë. Puna na u vështirësua pas largimit të futbollistit tonë, por pastaj konsoliduam radhët dhe me një angazhim maksimal ia arritëm të shënojmë fitore. Po, kjo fitore do të thotë që ‘ne po vijmë’”, tha Ahmeti për faqen zyrtare të klubit prishtinas.

Prishtina më këtë fitore ngjitët në pozitën e katërtë më 18 pikë të tubuar, derisa tabelën e kryeson Hajvalia më dy pikë më shumë. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app