LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Koalicioni me AAK-në u votua gati unanimisht, kishin pyetje vetëm dy persona

Ahmeti: Koalicioni me AAK-në u votua gati unanimisht, kishin pyetje vetëm dy persona

Megjithëse u raportua që kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, u qortua nga Këshilli i Përgjithshëm i Vetëvendosjes, lidhur me koalicionin që ai së fundi bëri me AAK-në në Prishtinë, një gjë të tillë e mohon vet Shpend Ahmeti.

Ahmeti për KosovaPress, ka pohuar se Këshilli gati unanimisht, i ka votuar koalicionet edhe me AAK-në dhe me AKR-në dhe se pyetje për këtë çështje, ka pasur vetëm nga dy anëtarë.


“Këshilli i votoi gati unanimisht koalicionet edhe me AKR-në dhe me AAK. Pat pyetje nga dy persona nga 180 anëtarë të Këshillit”, ka pohuar Ahmeti.