LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti kërkon qarkullim të kufizuar dhe përshtatje të shpejtësisë nga shoferët

Ahmeti kërkon qarkullim të kufizuar dhe përshtatje të shpejtësisë nga shoferët

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se kompanitë për pastrimin e borës, po vazhdojnë të punojnë me kapacitete të plota.

Ahmeti nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka kërkuar nga shoferët që të kenë qarkullim më të kufizuar dhe përshtatje të shpejtësisë.


I pari i kryeqytetit ka publikuar edhe numrat në qendrën e thirrjeve, nëse qytetarët kanë ndonjë urgjencë.

“Të gjitha kompanitë e kontraktuara kanë qenë tërë natën në terren dhe vazhdojnë të punojnë me kapacitete të plota. Reshjet pritet të vazhdojnë prandaj lusim për qarkullim te kufizuar dhe përshtatje të shpejtësisë. Me prioritet janë arteriet kryesore dhe vendbanimet e bllokuara. Për çdo emergjencë lajmërohuni në Qendrën e Thirrjeve 038 245 666 dhe 038 245 777”, ka shkruar Ahmeti.

Më herët edhe Ministria e Infrastrukturës kishte bërë të ditur se të gjitha rrugët janë të kalueshme. /Telegrafi/