LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti dhe Sela nënshkruajnë marrëveshjen e koalicionit për Frontin Europian

Ahmeti dhe Sela nënshkruajnë marrëveshjen e koalicionit për Frontin Europian

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe ASh e Ziadin Selës sot në Gostivar zyrtarizuan marrëveshjen për të shkuar së bashku në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare për vitin 2024. Me këtë ASH krahu i Selës i bashkëngjitet koalicionit të Frontit Europian.

Sela në fjalimin e tij deklaroi se ky bashkëpunim është amanet për të udhëtuar drejtë Europës dhe SHBA-së, për të mirën e shqiptarëve, për të realizuar të gjitha projektet që shqiptarët meritojnë.


“Ne po bëhemi bashkë për të parandaluar rreziqet që na vijnë nga Lindja dhe sa më shpejtë këtë vend të gjithë komunitetet t’i bëjmë pjesë e Perëndimit. Nuk jemi këtu kundër askujt. Dua ta jap një apel tek të gjithë. Partitë politike dhe organizimet politike nuk bëhen nga inati politik. Bëhen për dashurinë që ke ndaj kombit, gjuhës, gjakut të cilin ti e ke”, tha Sela

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në fjalimin e tij kujtoj ish-kryetarin e PDSH-së, Arbër Xhaferin ku tha se kur është takuar për të parën e herë me Xhaferin i ka kërkuar ta pranoj të jetë vëllau i tijë i vogël.

“Unë kam qenë vëllai i vogël i Arbër Xhaferit, e sot unë jam vëllai juaj i madh”, tha Ahmeti.

Për Front Europian, Ahmeti tashmë ka firmosur marrëveshje koalicioni edhe me kryetarin e Lëvizjes Populli Skender Rexhepi, me atë të PDSH-së Menduh Thaçi dhe me kreun e PDE-së Arjanit Hoxha. Po ashtu marrëveshje janë firmosur edhe me parti të komuniteteve më të vogla, si me Unionin e Romëve, me Partinë Demokratike Turke dhe me Lëvizjen e Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci. Pritet që një koalicion i këtillë të lidhet edhe me njërën prej partive boshnjake.