Aguero i kënaqur që u dha fund spekulimeve rreth të ardhmes

Sulmuesi dje vazhdoi kontratën me kampionin e Ligës Premier, duke iu bashkuar listës së lojtarëve të tjerë që ia besuan të ardhmen Cityt si Vincent Kompany, Aleksandar Kolarov, Samir Nasri dhe David Silva.
“Realiteti ishte se që kur kam ardhur këtu, gjatë çdo mbyllje të sezonit, kishte gjithmonë spekulime që thoshin se unë mund të rikthehem në Spanjë”.
“Gjithmonë ka pasur spekulime të tilla, por unë sigurisht kurrë nuk u kam kushtuar vëmendje të madhe atyre”.
“Njerëzit i dëgjojnë këto gjëra dhe ata i marrin seriozisht, por unë mund t’ju them fansave dhe çdokujt te City të relaksohet – do të jem këtu deri sa të mbyll kontratën”, ka thënë argjentinasi. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
15/08/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate














































