LAJMI I FUNDIT:

Agon Ramadani publikon listën e Kosovës për ndeshjen ndaj Holandës

Agon Ramadani publikon listën e Kosovës për ndeshjen ndaj Holandës
(Foto: ffk-kosova.com)

Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e fundit, të katërtën në kuadër të “Main Round” për kualifikimet e Botërorit 2024 në futsall.

Dardanët do të jenë nikoqirë të Holandës të premten më 3 mars nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.


Kosova deri më tani ka tri humbje, por ende ka gjasa për të kaluar t’u kualifikuar, pra gjasat matematikisht ekzistojnë ende.

Agon Ramadani emërohet përzgjedhës i Përfaqësueses së Kosovës në futsall, Getart Hyseni ndihmës
Lexo po ashtu Agon Ramadani emërohet përzgjedhës i Përfaqësueses së Kosovës në futsall, Getart Hyseni ndihmës

Në fakt, në rast se Kosova fiton në ndeshjen me Holandën me dy gola epërsi dhe njëherësh Ukraina e mposht Holandën në ndeshjen e fundit, atëherë tutje kalojnë Dardanët.

Ndeshja ndaj Holandës do të jetë debutuese për Agon Ramadanin si përzgjedhës dhe Getart Hysenin si ndihmës, dhe tani ata kanë publikuar listën për këtë përballje.

Në listë nuk mungojnë emrat e yjeve të njohur si Ramadan Alaj, Mërgim Dervishaj, Endrit Hajdini, Bajram Ramadani, Shefki Kameri dhe Drilon Haxhijaj.

Lista e lojtarëve të ftuar

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Ndërkombëtare
Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

La Liga
Mbrëmja e madhe e boksit në Munchen: Përfundojnë matjet zyrtare të Jurgen Uldedajt dhe Shefat Isufit

Mbrëmja e madhe e boksit në Munchen: Përfundojnë matjet zyrtare të Jurgen Uldedajt dhe Shefat Isufit

Boks
Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Premier League
Kalo në kategori