Agjenti mohon thashethemet: Nuk ka mundësi që Lautaro Martinez të largohet nga Interi
Lautaro Martinez ka qenë i lidhur me klube të ndryshme evropiane duke përfshirë Manchester Cityn, Arsenalin, Liverpoolin, Tottenham Hotspur dhe Atletico Madridin, por agjenti i tij, Alejandro Camano siguron se nuk ka asnjë mundësi që ai të largohet nga Interi.
Sulmuesi argjentinas theu mallkimin prej dy mujash pa gol, duke shënuar het-trik gjatë të premtes mbrëma në fitoren 5-0 të Serie A ndaj Salernitanas në San Siro.
Ky rezultat vendosi Nerazzurrët në krye të tabelës, duke pritur sfidën Napoli-Milan të dielën në mbrëmje për të shikuar nëse do të ketë ndryshim në renditje.
“Lautaro ishte shumë i zemëruar me topin që nuk donte të futej në rrjetë”, ka thënë fillimisht Camano për Calciomercato.it, duke iu referuar festës së mbushur me tërbim pas golit të parë, duke goditur flamurin nga këndi.
“Ishte një moment shumë i ndjeshëm për një djalë që kujdeset aq shumë për ngjyrat e klubit që përfaqëson. Ne jemi të gjithë shumë të lumtur pas kësaj nate fantastike me tre golat e tij, pasi është mundësia për ta lënë pas vete atë zemërim”.
📸 | GIOIA
🗣️ L'urlo di #Lautaro! 🥳#InterSalernitana 1⃣-0⃣#FORZAINTER ⚫️🔵 https://t.co/sJvpUt9nQN pic.twitter.com/QrxrItMDDu
— Inter 🏆🇮🇹 (@Inter) March 4, 2022
Gjatë thatësirës së golit, e cila në Serie A kishte zgjatur që nga mesi i dhjetorit dhe në të gjitha garat që nga fillimi i janarit, pati raportime që Interi ishte i përgatitur të shiste Lautaro Martinez gjatë verës për rreth 70 milionë euro, por agjenti mohoi.
“Ai po qëndron në Inter. Lautaro ka një kontratë pesëvjeçare me Interin, ndihet si një Interista. Interi është ekipi në zemrën e tij. Ai ndihet si një tifoz shtesë në fushë”.
“Familja e tij është gjithashtu shumë e lumtur në Milano. Mund të them me siguri: nuk ka asnjë mundësi që Lautaro të largohet nga Interi. Ai kujdeset shumë për të fituar me këtë klub”, përfundoi agjenti i sulmuesit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?