LAJMI I FUNDIT:

Agjenti i Mesut Ozilit zbulon prapaskenat që çuan në largimin e mesfushorit nga Arsenali

Agjenti i Mesut Ozilit zbulon prapaskenat që çuan në largimin e mesfushorit nga Arsenali

Agjenti i Mesut Ozilit ka pranuar se fundi i mesfushorit në karrierën e tij në Arsenal ishte i vështirë.

Mesfushori nuk ishte në planet e Mikel Artetas në Ligën Premier dhe Ligën e Evropës për gjysmën e parë të sezonit 2020-21.


Ozil përmes Instagramit kishte shprehur zhgënjimin e tij me vendimin dhe përfundoi duke nënshkruar për Fenerbahce në janar 2021 pasi kontrata me Arsenalin u ndërpre.

Nga një "engjëll", në një lojtar problematik - Ozilit i shkëputet kontrata përfundimisht nga Fenerbahce
Lexo po ashtu Nga një "engjëll", në një lojtar problematik - Ozilit i shkëputet kontrata përfundimisht nga Fenerbahce

Sipas raportimeve, Ozil ra dakord që ai nuk do të merrte 10 milionë euro që i detyroheshin nga Arsenali për pjesën e mbetur të kontratës së tij.

Erkut Sogut pranon se ishte e vështirë për Ozilin të kalonte nga një lojtarë vendimtar për Arsenalin në një ku askush nuk e donte në ekip.

Mesut Ozil refuzon të përmend Arsenalin në video me tifozin - mesfushori tenton ta harrojë kohën që ka luajtur me The Gunners
Lexo po ashtu Mesut Ozil refuzon të përmend Arsenalin në video me tifozin - mesfushori tenton ta harrojë kohën që ka luajtur me The Gunners

Siç raportohet nga The Mirror, Sogut tha: “Është gjithmonë e vështirë kur lojtari nuk luan, veçanërisht një lojtar në nivelin e Mesut Ozil – ai ishte heroi disa vjet më parë, dhe disa vite më vonë ju nuk jeni as në skuadër, kështu që nuk është e lehtë për një lojtar të jetë në atë situatë dhe nuk është e lehtë për mua si agjent”.

“Ju dëshironi që lojtari dhe klubi të jenë të lumtur, kjo i bën gjërat më të vështira, por ju gjithashtu duhet të jeni profesionist. Gjëja më e rëndësishme është të respektojmë njëri-tjetrin, të shikojmë njëri-tjetrin në sy pavarësisht dallimeve në mendime”.

Arsenali dhe politika e keqe e transferimeve - i bleu për rreth 200 milionë euro, i largoi falas
Lexo po ashtu Arsenali dhe politika e keqe e transferimeve - i bleu për rreth 200 milionë euro, i largoi falas

Ozil iu bashkua Arsenalit nga Real Madrid në vitin 2013 për një tarifë prej 50 milionë euro, duke e bërë atë nënshkrimin më të shtrenjtë të Topçinjve në atë kohë.

Gjatë kohës së tij në Arsenal, Ozil fitoi tre FA Cup, ndërsa bëri 254 paraqitje për klubin.

Ish-reprezentuesi gjerman aktualisht luan për Basaksehir. /Telegrafi/