LAJMI I FUNDIT:

Agjenti i Illan Meslier: Në të ardhmen mund ta kërkojë Real Madridi

Agjenti i Illan Meslier: Në të ardhmen mund ta kërkojë Real Madridi
(Foto: Instagram/illan.meslier)

Agjenti i portierit të Leeds United, Illan Meslier, ka thënë se klienti i tij në të ardhmen mund të tërheqë interesimin e Real Madridit, mirëpo e ka këshilluar atë që tash për tash të mos bëjë ndonjë lëvizje.

21-vjeçari e ka siguruar vendin e titullarit te klubi anglez dhe pritet që në të ardhmen të kërkohet nga klubet e mëdha.


“Kur je aq i ri, portieri më i ri startues në Evropë, padyshim që klubet e mëdha do të shprehin interesim”, ka thënë agjenti Xavier Fleury për emisionin LUFC Fan Zone.

(Foto: Instagram/illan.meslier)

“Illan është startues te Leeds. E do klubin. Ndoshta pas një, dy sezonesh, nëse vjen një klub si Real Madridi – kushedi? Nëse Leedsi e mban trajnerin dhe Ortan, presidenti mund të ketë të drejtë, ata mund të luajnë në Ligën e Kampionëve (në të ardhmen).

“Nëse Leeds arrijnë në Ligën e Kampionëve, Illan mund të fitojë një trofe me Leeds – të fitosh një titull me Leedsin është shumë më bukur sesa me Juventusin, Real Madridin apo Bayernin”.

“Tash për tash do të ishte ide e keqe që t’i bashkohej një klubi të madh dhe të qëndronte në bankën rezervë”, ka deklaruar agjenti i tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori