LAJMI I FUNDIT:

Agjenti: Dybala është i lumtur

Agjenti: Dybala është i lumtur
Paulo Dybala (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Vëllai dhe njëherit agjenti i Paulo Dybalas, Gustavo ka thënë se sulmuesi është “i lumtur në klub” pas golit të fitores kundër Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve, pasi që ka raporte për një ofertë për kontratë të re te Juventusi.

Dybala shënoi golin e vetëm të ndeshjes nga një kënd “i pamundur” kundër skuadrës spanjolle duke bërë që Juventusi të çimentojë vendin e parë në grup.

Gustavo Dybala, vëllai dhe agjenti i Paulos, ka thënë se numrin 10 i Juventusit po shijon një formë të mirë për momentin.

Dybala me një gol fantastik ndaj Atleticos nga një kënd thuajse 'i pamundur'
Lexo po ashtu Dybala me një gol fantastik ndaj Atleticos nga një kënd thuajse 'i pamundur'

“Ai shënoi golin e një gladiatori! Paulo është i lumtur për fitoren dhe golin, ai luajti një lojë me të vërtetë të mirë dhe ishte vendimtar”, ka thënë fillimisht Gustavo për Tuttomercatoweb.

Dybala kishte një verë tronditëse dhe lidhej vazhdimisht me lëvizje larg Torinos. Kur u pyet për të ardhmen e tij, vëllai i La Joya tha, “le të flasim vetëm për të tashmen”.

Sarri: Nuk kam folur ende me Ronaldon, Dybala po e bën dallimin
Lexo po ashtu Sarri: Nuk kam folur ende me Ronaldon, Dybala po e bën dallimin

Gazetari i La Gazzetta dello Sport, Nicolo Schira ka thënë se Bianconerët janë duke punuar për një rinovim me argjentinasin, duke i ofruar një zgjatje dyvjeçare në kontratën e tij aktuale, me pagë rreth 10 milionë euro në sezon.

Ndryshe, Dybala iu bashkua Juves në vitin 2015 nga Palermo për një shifër ta raportuar prej 40 milionë eurosh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori