LAJMI I FUNDIT:

Agjenti i Bale zbulon përplasjen e uellsianit me Zidanen

Agjenti i Bale zbulon përplasjen e uellsianit me Zidanen

Agjenti i Gareth Bale ka thënë se situata te Real Madridi për lojtarin është e ndërlikuar.

Uellsiani ka bërë disa veprime të pamatura në fund të edicionit të La Ligës, me Los Blancos që arritën të shpalleshin kampion.


Jonathan Barnett ka thënë se Zinedine Zidane nuk e dëshiron Balen në skuadër, mirëpo lojtari ka edhe dy vite kontratë.

Gareth Bale (Foto: David S. Bustamante/Soccrates/Getty Images/Guliver)

“Tashmë është e qartë situata e krijuar te Real Madridi mes Gareth (Bale) dhe Zinedine Zidanes”, ka thënë fillimisht agjenti i uellsianit.

“Zidane nuk e dëshiron në skemat e tij Balen, mirëpo lojtari ka edhe dy vite kontratë me Real Madridi – natyrisht se dëshiron t’i respektojë”, ka shtuar më tej Barnett.

Gareth Bale votohet si lojtari më i dobët i këtij edicioni nga tifozët e Real Madridit - renditja e plotë
Lexo po ashtu Gareth Bale votohet si lojtari më i dobët i këtij edicioni nga tifozët e Real Madridit - renditja e plotë

Bale ishte afër largimit nga skuadra spanjolle në afatin e janarit, kur kishte pranuar një ofertë nga Kina, por Presidenti Florentino Perez e kishte bllokuar largimin e tij.

Arsyeja ishte se ata nuk kishin pranuar ofertën e duhur nga klubi kineze, që ende vazhdon të jetë i pazbuluar, mirëpo kjo verë do të jetë vendimtare për të ardhmen e uellsianit. /Telegrafi/