LAJMI I FUNDIT:

Agjenti i Bale zbulon gjithçka rreth festës me flamur: Nuk fyeu Real Madridin

Agjenti i Bale zbulon gjithçka rreth festës me flamur: Nuk fyeu Real Madridin

Agjenti i Gareth Bale, Jonathan Barnett ka hedhur poshtë pretendimet se klienti i tij ka fyer Real Madridin gjatë festës së tij me flamurin e Uellsit.

Bale ka zemëruar shumë tifozë Los Blancos duke pozuar me një flamur që vendos listën e tij të përparësive: nga Uellsi, te golfi dhe më pas Real Madridi.


Por, agjenti i tij Jonathan Barnett ka këmbëngulur që lojtari duhet të jetë i qetë për reagimin e duhur.

Bale feston kualifikimin e Uellsit në Evropian me flamurin që përqesh Real Madridin
Lexo po ashtu Bale feston kualifikimin e Uellsit në Evropian me flamurin që përqesh Real Madridin

“Është përtej qesharakes”, ka thënë fillimisht Barnett për Talk Sport.

Barnett gjithashtu sqaroi në një intervistë tjetër se flamuri nuk ishte një përqeshje për klubin apo tifozët.

“Ishte menduar për median”, shtoi ai.

Festoi duke përqeshur Real Madridin, Bale shpëton pa u ndëshkuar nga Zidane
Lexo po ashtu Festoi duke përqeshur Real Madridin, Bale shpëton pa u ndëshkuar nga Zidane

Duke folur gjithashtu për ESPN, ai theksoi se Bale nuk është i kënaqur nga polemikat.

“Pa shqetësime”, ishte përshkrimi i gjendjes aktuale të yllin uellsian. /Telegrafi/